Në Pamplona La Liga nis me Osasunën, Dortmund përmbys…

Tre ndeshje në tre kampionate, rezultatet…

La Liga shkelmoi sot topin e parë për sezonin 2022/23. Osasuna e nis me një fitore minimale përballë Sevijas me rezultatin 2-1. Një penallti në minutën e 74′-të vendos fatet e sfidës dhe rrëzon barazimin.

Ndërsa Bundesliga luan javën e saj të dytë.
Borusia Dortmund fitoi me përmbysje ndaj Frajburgut me shifrat 3-1. Dy 18-vjeçarët, Gitens dhe Mukoko, vendosën baraspeshën dhe kthyen rezultatin në favor të verdhezinjve duke siguruar 3-pikëshin e dytë për Dortmundin.

Ligue 1, Nantë dhe Lilë në derbin rajonal ndahen në barazim. Simon për ‘kanerinat’ në pjesën e parë dhe Ismaily për Lilë në të dytën, i dhurojnë skuadrave të tyre nga një pikë në javën e dytë të kampionatit.

La Liga
Osasuna – Sevilja (2-1)

Bundesliga
Frajburg – Borusia Dortmund (1-3)

Ligue 1
Nantë – Lilë (1-1)/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!