Skuadrat që eliminuan Tiranën, Laçin e Vllazninë dështojnë…

Skuadrat që eleminuan Tiranën, Laçin dhe Vllazninë në të vajtjes së Conference League:

Zrinjski Mostar priti në fushën e tij në takimin e parë modestët e kazakistanit, Tobol. Ndeshja u fitua me vështirësi nga vendasit 1-0 me golin e shënuar nga mesfushori Jankoviç në të 77′. Boshnjakët luajtën nga minuta e 55′ me një lojtar më pak. Çorluka jashtë pas dy të verdhave.

Petrokub, ekipi moldav që eleminoi Laçin u mund thellë 5-0 nga Fehervar i Hungarisë. E kthimit pas një jave duket formalitet për hungarezët.

Ndërkaq Universitatea Krajovë (eleminoi Vllazninë) u përball në Lublin (Poloni) me Zoria Luhansk të Ukrainës. Dy ekipet me të cilat është ndeshur në të shkuarën Laçi e mbyllën sfidën 1-0 për ukrainasit.

Ndeshjet e para të skuadrave që eleminuan në turin e dytë tri ekipet e Superiores:

Zoria- Univerisitatea Krajovë 1-0

Zrinjski-Tobol 1-0

Fehervar-Petrokub 5-0

/Sportiim.al/ (Foto shoqëruese Sherif- Zrinjski, Twitter)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!