Shkupi ‘nervoz’ bie në …fund

UEFA Conference League: Shamrok Rovers- Shkupi 3-1

Shkupi, skuadra e tretë shqiptare sot në kontinent, ka humbur sfidën e parë ndaj Shamrok Rovërs. Kampionët e Maqedonisë së Veriut u mposhtën nga skuadra irlandeze 3-1 në “Tallaght Stadium” në të vajtjes.

Bërk shënon golin e parë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 13′-të sfidës. Dyfishon Uats në minutën e 29-të për për Shamrok Rovërs dhe me shifrat 2-0, skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjes.

Me fillimin e pjesës së dytë irlandezët “frenohen” disi ndërsa shkupianët realizojnë me Kueven në minutën e 77′-të si për të hapur llogaritë e kësaj sfide.

Por në vend të një goi të dytë në favor, Shkupi merr një “goditje” që nuk duhej në ato momente. Hamidi ndëshkohet me të kuq duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në minutat e mbetura.

Për rrjedhojë inferioriteti numerik fatkeqësisht ka ndikuar në shifra pasi në fund vendasit realizojnë edhe golin e tretë me anë të O’Neil./S.Gjidija/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!