Kastrioti, dy afrime brenda ditës

Kastrioti ka prezantuar dy afrime të tjera në merkato dhe bëhet fjalë për dy lojtarë të rinj që i bashkohen skuadrës krutane.

I pari është Brajan Selmani, mbrojtësi 18-vjeçar i formuar te Akademia e Futbollit, i cili më parë ka qenë pjesë e Teutës U19 dhe Laçit U21. Te krutanët ai do të gjejë edhe dy vëllezërit, Adolf dhe Santiago Selmani të aktivizuar me Kastriotin që prej sezonit të kaluar.

Ndërkohë firma i përket Franc Marinajt. 21-vjeçari luan në pozicionin e sulmuesit dhe është produkt i akademisë “Dinamo”. Marinaj ka provuar të luajë edhe për NK Jarun në Zagreb si dhe për Partizanin në Shqipëri.

Ndërkaq, skuadra e Kastriotit është zhvendosur në Strugë të Maqedonisë së Veriut për të vijuar aty fazën përgatitore deri më 12 gusht, periudhë gjatë së cilës do të zhvillojnë edhe ndeshje testuese./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!