Partizani, akord paraprak me Gurin

Në faqen zyrtare të Partizanit mungon si lajm por jo te njëri nga ‘Fan Klubet’ e tyre në Facebook.
 

“Partizani Fan Club”, faqja e dedikuar për informacione rreth të kuqëve, shkruan:

“Partizani ka bërë goditjen e madhe në merkato duke arritur akordin me sulmuesin që po shkelqen me Shkëndijen e Tetovës në ndeshjet para eleminatore të Conference League.

Drejtuesit e Kuq dhe sulmuesi shkodran Sindrit Guri kanë arritur akordin që në muajin qershor por vendosi të luaj edhe në ndeshjet e Conference League me skuadrën tetovare dhe pas aventurës europiane me Shkëndijën sulmuesi do ti bashkohet “Demave” të Kuq.

Por gjithashtu egziston një llojë “frike”sepse duke parë situaten e mirë që po kalon skuadra e Shkëndijës në Conference League dhe në rast të një kalimi në grupe skuadra tetovare mund ta tundojë me një ofertë më të mirë por gjithashtu edhe dëshira e lojtarit do të ishte të luante në këto lloj kompeticionesh,ndonëse i ka dhënë fjalën Klubit tonë.”, shkruhet te “Partizani Fan Klub’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!