Fejnord, Slot zgjat kontratën

Askush në fillim nuk e imagjinonte se në finalen e Tiranës në 25 maj 2022 do të ishte Fejnordi i Roterdamit. Në kuptimin se në ‘listë’ ishin shumë skuadra me koeficent më të lartë.

Mirpo skuadra e famshme holandeze, jo vetëm që luajti finalen e Conference League por ndaj Romës në Arenën Kombëtare, shpesh u duk dominuese në fushë (humbi 1-0).

Aq ka mjaftuar që klubi të vlerësojë punën e trajnerit 43 vjeçar Arne Slot. Në fillimvit zgjati deri në 2024 por sot sipas vetë klubit, Slot e ka shtuar atë deri në 2025.

Për faqen e klubit në rrjete Slot tha:

“Suksesi i sezonit të kaluar më rrit besimin se bashkëpunimi ynë mund të funksionojë mirë në Roterdam. Unë e konsideroj një privilegj të jem në gjendje ta bëj këtë këtu me një staf me cilësi të lartë dhe kushte të shkëlqyera.

Mendoj se puna jonë është shumë e mirë. Vitin e kaluar, ne bëmë hapa të mëdhenj në rrugën e re që Fejnord filloi”, tha Slot për faqen e klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!