Zrinjski e nis me malore, humb në shtëpi

Rivali i Tiranës në Conference League Zrinjski Mostar u mund sot me përmbysje nga Zhelezniçar në shifrat 1-2. Takimi i luajtur në fushën e Zrinjskit vlente për javën e parë të kampionatit boshnjak.
Ekipi i trajnerit Jakiroviç luajti ndaj Tiranës me këtë formacion: Çondriç, Tiçinoviç, Çorluka, Barishiç, Magdiç, Memija, Saviç, Komenar, Jankoviç, Jukiç, Bilbija.
Sot ai la pushim Magdiç, Jankoviç, Komenar, Tiçinoviç si dhe mesfushorin me numër 7-të Jakiç. Magdiç dhe Jankoviç u hodhën në start të së dytës. Në minutat e fundit Çorluka doli me kartonin e dytë të verdhë. Goli i vetëm i tyre u shënua nga autori i penalltisë në Arenën Kombëtare Bilbija.
Kësisjoi, Zrinjski e nis keq kampionatin. Të enjten pret Tiranën.