Miqësore, Teuta e Egnatia fitues

Skuadrat e Superiores por dhe ato të Kategorisë së Parë janë në terren me përgatitjet sezonale. Kushtëzuar nga temperaturat e larta të vers, shumë prej tyre janë spsotuar në qytete me klimë disi më të freskët.

Krahas seancave të ditës, nuk kanë munguar miqësoret. Ndonëse Tirana, Laçi dhe Vllaznia janë ende në garë në Conference League ekipe të caktuara kanë gjetur alternativa të tjera për tu përballur në tsete.

Sot Teuta e cila prej ditësh stervitet në Korçë u ndesh me një seleksion të moshave të Skënderbeut duke fituar 8-0.

Ka fituar ndaj Ohrid edhe ekipi rrogozhinas i Edlir Tetovës. Egnatia pas dështimit 2-4 me Strugën sot arriti të fitojë 0-3.

Po ashtu Kastrioti- Dinamo u ndeshen në ‘Redi Maloku’ me shifrat përfundimtarë 0-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!