Euro 2022 Femra/ Belgjika lë jashtë Europianit…Italinë

Belgjika mundi Italinë 1-0 dhe i bashkohet skuadrave që kalonjë në çerekfinale të ‘Euro 2022’ që po mbahet në Angli për femra.

Dy sfidat e luajtura sot përmbyllën fazën e grupeve të Europianit të femrave. Skuadrat e Grupit D zbritën në fushë për të përcaktuar dyshen tjetër që i bashkohet çerekfinalisteve të tjera.

Belgjika triumfoi ndaj Italisë minimalisht 1-0 duke u renditur e dyta në grupin D dhe duke siguruar biletën e fundit për në çerekfinale. Goli vendimtar u shënua nga De Kaini në minutën e 49′-të.

Nga ana tjetër, Islanda mori një barazim ndaj francezeve në shifrat 1-1, por që pas fitores së Belgjikës ndaj Italisë nuk i shërben për të kapërcyer grupet dhe për të shkuar në çerekfinale.

Franca e mbylli në vendin e parë me 7 pikë, e ndjekur nga Belgjika me 4 pikë, Islanda 3 të tilla dhe Italia mbyll renditjen me vetëm 1 pikë.

Kështu, në çerekfinale do të jenë përballë njëra-tjetrës skuadrat si më poshtë:

Angli-Spanjë
Gjermani-Austri
Suedi-Belgjikë
Francë-Holandë

Ndeshja e parë çerekfinale, ajo mes Anglisë dhe Spanjës, luhet nesër duke nisur nga ora 21:00./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!