Eleminimi/ Dosti: Te Partizani mungon impenjimi

Dështimi i Partizanit në sfidën e ditës së enjte ndaj Saburtalos në Arenën Kombëtare në të kthimit të turit të parë të UEFA Conference League (1-0, 0-1 dhe 4-5 penallti) ka lënë të shokuar jo vetëm drejtuesit e klubit kryeqytetas por dhe ikonat e të kuqëve në vite.

Njëri prej tyre ish sulmuesi i famshëm i Partizanit, Edmond Dosti nga Austria ku jeton, ka postuar një status në themel të të cilit vihet re se te Partizani ka lojtarë të caktuar të cilët ecin në fushë.

Sipas ish bomberit të të ‘Kuqeve’, Laçit dhe ekipit tonë Kombëtar, ka prej tyre që nuk e njohin historinë e Partizanit ndërsa lëshon dhe receten e duhur duke treguar se futbolli do…”gjunjë”.

Postimi i Edmond Dostit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!