Humbi jetën duke shpëtuar fëmijë, Duka mesazh ngushëllimi

“I tronditur nga lajmi tragjik i ndarjes së papritur nga jeta i Anri Kashikut, djaloshit 18-vjeçar nga Durrësi. Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë ngjare të rëndë.

Përveçse një hero, Anri, i cili shpëtoi nga mbytja në det dy fëmijë para se mposhtej pabesisht nga dallgët e detit, ishte dhe një futbollist i perspektivës me Akademinë Shqiponja 2017.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, të afërmve, shokëve e drejtuesve të skuadrës në këtë moment të vështira. Lamtumirë Anri!Kujtimi dhe sakrifica juaj do të mbeten të paharruar nga të gjithë e veçanërisht nga komuniteti i futbollit. U prehtë në paqe!”,shkruan Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!