Ministri Gutzeit: Ukraina nis kampionatin në gusht

Në Ukrainën e sulmuar ushtarakisht nga Rusia që në 24 shkurt, ka pushuar së rrotulluari topi i futbollit. Në gusht, ministri përkatës, thotë se nis kampionati.

Ministri i Rinisë dhe Sportit të Ukrainës, Vadim Gutzeit deklaroi ditën e sotme se kampionati do të rifillojë më 23 gusht, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë. Nëse do të të ketë sinjal për alarm, ndeshja ndërpritet dhe futbollistët dhe gjyqtraët i drejtohen vend strehimëve.

Ai deklaroi: “Ndeshjet do të zhvillohen në territorin kombëtar, pa tifozë, me lejen e administratave ushtarake lokale dhe me respektimin e detyrueshëm të të gjitha rregullave të sigurisë”.

Rajonet e identifikuara për të luajtur ndeshje janë ato të Lvivit, Kievit, Transkarpatias dhe Ternopilit. Por në rast alarmi për sulm ajror? E thjeshtë, ndeshjet do të pezullohen dhe lojtarët, trajnerët e stafi do të duhet të shkojnë me shpejtësi në vendet e strehimit”, tha ministri./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!