Holanda mund Portugalinë, buzëqesh Suedia

Mbrëmjen e sotme për llogari të Grupit C të ‘Euro 2022’, kampionia në fuqi, Holanda, ka fituar përballë Portugalisë me rezultatin 3-2.

Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat dhe me disa raste të diskutueshme nxorri fituese në fund holandezet, të cilat shënuan që në minutën e shtatë me Egurolën dhe dyfishuan më pas me anë të Gragt.

Në minutën e 38′-të akordohet një penallti ne favor të Portugalisë e cila kthehet në gol nga Da Silva Kosta.

Portugalia do të barazojë në fillim të pjesës së dytë me Silvën që dërgon topin në kuadratin e portës dhe vetëm pak minuta më pas do të shënojë Rurd për Holandën por goli anulohet nga sistemi VAR.

Goli i fitores për “Tulipanet” erdhi në minutën e 62-të i realizuar nga De Donk. Kështu, Holanda rrëmben kreun e grupit dhe udhëheq me pikë të barabarta me Suedinë, e cila fitoi sot përballë Zvicrës 2-1. /Sara Gjidiaj/

Sfidat e nesërme:

Grupi D
Itali-Islandë        18:00
Francë-Belgjikë  21:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!