‘Euro 2022’, Femra/ Suedia kalon Zvicrën

Suedia ka marrë fitoren e parë në grup pas barazimit me Holandën teksa ka mposhtur Zvicrën në shifrat 2-1.

Në ‘Bramall Lane’ (Shefild) ishte Rolfo qe shënoi e para për suedezet në minutën e 53′-të e ndihmuar nga një asist i Kosovare Asllanit, futbollistes me origjinë nga Kosova e cila së fundi ka kaluar nga Real Madrid te Milan.

Por vetëm pas 2 minutash rikthehet barazpesha me Bahman që realizon për Zvicren një gol mjaft të bukur nga distanca.

Në minutën e 79′-të shënohet dhe goli vendimtar që i jep fitoren e Suedisë. Është Benison ajo që gjen rrjetën dhe kalon skuadrën e saj në avantazh.

Suedia do të dërgojë topin në rrjetë edhe dy herë të tjera por në të dy rastet golat anulohen për pozicion jashtë loje.

Në pritje të sfidës mes Holandës dhe Portugalisë që do të startojë në 21:00, janë suedezet ato që udhëheqin Grupin C me 4 pikë. Ndjekin Portugalia, Zvicra dhe Holanda me nga një pikë secila.

Ndërkaq, krahas Asllanit te Suedia, te helvetet gjëndet e grumbulluar edhe lojtarja me origjinë nga Kosova, Riola Xhemaili./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!