‘Euro 2022’ Femra/ Italia “ngec” sërish, kualifikohet Franca

sportiim2

Italia nuk ia ka dalë të fitojë as përballë Islandës. Pas humbjes së thellë me Francën, sot Italia mori një barazim me Islandën në shifrat 1-1.

Islanda shënon që në minutën e tretë me Viljalmshdotir dhe administron mirë avantazhin deri në minutën e 62′-të kur Italia barazon shifrat me anë të Bergamaskit.

Pas këtij barazimi, Islanda ndodhet në vendin e dytë me 2 pikë, ndërsa Italia mbyll klasifikimin e grupit D me 1 pikë duke e bërë më të vështirë kualifikimin për në fazën tjetër.

Franca mposht edhe Belgjikën,dhe pret biletën e parë kualifikuese të Grupit D.

Franca është e pamposhtur deri më tani në Europianin e femrave. Pas fitores me Italinë, francezet ia dalin edhe përballë Belgjikës duke i mposhtur këto të fundit në shifrat 2-1 e siguruar njërin nga dy vendet e para që ecin në turin pasardhës.

Avantazhi për francezet vjen që në minutën e gjashtë me Diani, ndërsa 30 minuta më vonë, do të barazojë Belgjika me Kajman.

Goli i fitores për Francën do të shënohet në fund të pjesës së parë nga Bethi dhe asgjë nuk do të ndryshojë në pjesën e mbetur të lojës. (Sara Gjidiaj Sportiim.al/

?>