Lushkja “Sherifi” kualifikues

Skuadra moldave e Sherif Tiraspol është kualifikuar ditën e sotme përballë skuadrës nga Bosnje-Hercegovina, Zrinjski Mostar.

Protagonist në fitoren e sotme të Sherif Tiraspol ishte ish-mesfushori i Laçit, Regi Lushkja. Ai “asistoi” në golin e vetëm që do i jepte kualifikimin skuadrës moldave pasi ndeshjen e parë dy skuadrat e mbyllën në barazim pa gola.

Në minutën e 22′-të Lushkja kroson mjaft bukur nga këndi dhe detyron kundërshtarin të gabojë. Saviç e dërgon topin e Lushkjas në rrjetë duke i dhënë avantazhin moldavëve.

Regi Lushkja ka bërë paraqitje mjaft të mira me skuadren e Sherif Tiraspol dhe në ndeshjet e fundit ka fituar edhe vendin e titullarit. Sot ish-mesfushori i Laçit luajti për 93 minuta dhe u ndëshkua dhe me një karton të verdhë në minutën e 62′-të./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!