Prezantohen uniformat e reja, Tare drejt dorëheqjes

As mbrëmja e prezantimit të fanellave të reja nuk e zbuti tensionin mes presidentit Lotito dhe drejtorit Igli Tare te Lacio.

Të dy u panë duke u grindur shumë gjatë eventit, pas një debati të bërë publik gjatë fundjavës ndërsa e ardhmja është e mjegullt.

Mes fërkimeve të grumbulluara ndër vite, menaxheri nuk e pranoi hyrjen në shoqërinë e Angelo Fabianit, si koordinator i Primavera dhe Lacio Women, por e pa si një trampolinë për kërcimin e madh të së ardhmes në rolin e drejtorit.

Thënë këto, duket se Lotito dhe Tare duan të ndahen, por askush nuk po e bën hapin e parë edhe pse drejtori sportiv po mendon seriozisht për dorëheqjen.

Mbrëmja e prezantimit të uniformave e reja të Mizuno-s, ishte një mbrëmje e veçantë dhe shumë tifozë ishin dëshmitarë të një diskutimi të nxehtë mes Lotitos dhe Tares. Arsyeja nuk dihet, por tensioni tashmë është i përhershëm dhe lamtumira është thuajse e pashmangshme.

Tare, sipas TMW, po mendon seriozisht dorëheqjen dhe jo vetëm për emërimin eventual të Fabianit (Tare ka dhe një vit kontratë;red), por edhe për marrëdhënjen e ftotë me trajnerin Mauricio Sarri.

Me pak fjalë, vera e Lacios duket mjaft e nxehtë./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!