Bardhezinjtë gati, ndaj Iskrës për tri pikë

Laçi- Iskra në 20:00 (‘Elbasan Arena’) në takimin e vajtjes së turit të parë të Ligës së Konferences.

Kurbinasit me petkun e skuadrës favorite teksa garojnë për herë të nëntë në Europë, do duhet të dëshmojnë këtë mbrëmje në fushë se vertetë koeficenti i ranglistës së UEFA-s (6 000), më e larta për skuadrat e Superiores, do të ndikojë ndaj fqinjëve nga Danilovgradi i Malit të Zi.

Për këtë takim të 25 ndërkombëtar zyrtar, Shpëtim Duro ka rendur drejt kristalizimit të formacionit bardhezi i cili prej dy ditëve u stervit në Elbasan.

Me Cucin në formacionin fillestar dhe Babatunde në stol (dy prurjet e mëdha të verës), Laçi duket se do të besojë fort te ‘garda e vjetër’.

Formacioni i mundshëm:

Dajsinani; Roganoviç, Malota, Velkoski, Ziko; Zarubica, Ujka, Spahiu, Mazrekaj; Akiniemi, Guindo. Tr: Sh Duro.

Gjykon luksemburgasi Alen Durië i ndihmuar nga Hoakim da Silva dhe Devis Mateus Santos/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!