Partizani ndaj gjeorgjianëve me formacion të…

Në testet e fundit mundi Murën dhe barazoi me Mariborin, Sot dita e së vërtetës së Partizanit në Gori ndaj Saburtalos në Conference League: Tifozët te Amfiteatri (te liqeni, Tiranë) për të ndjekur në monitorin gjigand.

Partizani do të jetë i impenjuar në takimin e parë me kaukazët e Saburtalos teksa në 18:00 në Gori do të luajë me Saburtalon. Për këtë takim trajneri Dritan Mehmeti duket se do ti besojë fort skuadrës që zgjodhi të luajë në testet e zhvilluara në Slloveni.

Teqja apo Rexhepi për portën ndërsa pjesa tjetër duket e konsoliduar.

Kështu, Hadroj, Belica, Bitri, Atanaskoski, për repartin e mbrotjes;

Më tej, Rrapaj, Matondo, Murataj në mesfushë ndërsa në sulm të kuqtë pritet të shfaqen me Hotin pra dy sulmuesëve të deklaruar Skuka dhe Cara.

Sakaq, me shumë mundësi Mehmeti do ti japë minuta futbollistit të konsideruar si afrimi më i madh i verës për të gjithë Superioren Matej Cvetanoski. Ndonëse maqedonasi ka pasur probleme fizike në javën e fundit në Slloveni dhe Tiranë është stërvitur normalisht me ekipin.

SProbleme kaanë pasur dhe Skuka e Matondo por që sot pritet të jenë totalisht gati. Alban Hoxha i dëmtuar ndërsa Aristotelis Romero mbeti në Tiranë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!