Partizani fiton në Gori, Laçi ngec në Elbasan

Saburtalo-Partizani 0-1 (Cara 47′)

Partizani si në kohë të arta. Në të vajtjes sot për Conferenece League,arriti të triumfonte në transfertë ndaj Saburtalos, me rezultatin 0-1. Vendimtar goli i Tedi Carës në start të së dytës i dhuroi një fitore të madhe skuadrës së Dritan Mehmetit

Një fitore shumë e rëndësishme e Partizanit në tokën kaukaze. Të kuqtë janë një hap larg kalimit në turin tjetër. Më 14 korrik presin në Air Albania Saburtalon .

Laçi- Iskra Danilovgrad 0-0

Laçi nuk arrin të thyej murin e skuadrës së Iskrës në të vajtjes luajtur këtë mbrëmje në ‘Elbasan Arena’. Kurbinasit edhe pse rrezikuan të pësonin në të 11-ën teksa ish-sulmuesi i Teutës Nikaç goditi jashtë, në minutat në vijim nisi të ushtrojë presion.

Megjithatë me pranë fitores Laçi u pa në të dytën kur sulmuesit Zarubica, Akiniemi dhe Guindo iu afruan disa herë kuadratit të portierit mik Kordiç.

Alarmate mungesa e një penalltie në të 67′ për kurbinasit. Gjyqtari luksemburgas Alon Durië, nuk sheh një faull të qartë ndaj Akiniemit. Në fund 0-0 me biletën e kualifikimit që pritet të vendoset pas një jave në Podgoricë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!