Tirana, mësohet formacioni ndaj Dudelanzh

Në 19:30 bardheblutë në ndeshjen e vajtjes së Ligës së Kampionëve të fazës me eleminim të drejtpërdrejtë.

Tirana e futbollit, e gjitha e përqendruar te sfida e orës 19:30 në Luksemburg.

Ndërkaq, në kampin bardheblu shprehen se dueli i sotëm me Dudelanzh merr rëndësi maksimale jo vetëm në aspektin sportiv por dhe në atë financiar…

Orges Shehi i ka paraprirë dje me një seancë të lehtë stërvitore ndërsa përpara sidës zyrtare, pati “stretching” dhe një analizë e detajuar me skuadrën.

Tekniku durrsak në të parën sfidë si trajner i parë, ka gati 11 futbollistët që pritet t’i hedhë në fushë.

Nuk ka shumë dilema. Formacioni i Tiranës sipas informacionit të fundit në këtë takim të vajtjes për turin e parë eleminator të Ligës së Kampioneve, do të jetë ky:

Formacioni i mundshëm:

Bekaj; Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Ismailgeci; Limaj, Aleksi, Totre; Seferi, Devid De Silva, Xhixha.

Ndeshja do të gjykohet nga norvegjezi; Rohit Sagi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!