Nis sot ‘UEFA Women’s’ në Angli

Europiani i femrave 2022 nis rrugëtimin e tij sot në mbrëmje me ndeshjen hapëse Angli-Austri që do të luhet në ‘Old Trafford’ duke nisur nga ora 21:00. Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin A aty ku janë shortuar edhe Irlanda e Veriut dhe Norvegjia.

Në grupin B, gjenden skuadra si Gjermania, Danimarka, Spanja dhe Finlanda për të vazhduar me grupin C, aty ku bëjnë pjesë Holanda, Suedia, Portugalia dhe Zvicra. Grupi i fundit, grupi D, përbëhet nga Franca, Italia, Belgjika dhe Islanda.

Theksojmë se Portugalia është bërë pjesë e fazës së grupeve të Europianit pasi Rusisë, për shkak të pushtimit ushtarak të Ukrainës (24 shkurt 2022), iu ndalua nga UEFA dhe FIFA pjesëmarrja në të gjitha kompeticionet sportive.

Ndeshjet e këtij Europiani do të luhen në Angli dhe finalja do të kulmojë më 31 korrik në stadiumin “Wembley” të Londrës./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!