‘Euro 2022’/ Anglia e nis me fitore

Anglia e nis me fitore përballë Austrisë duelin hapës të fazës finale që mbahet në Angli: 68 871 njerëz në ‘Old Trafford’

Femra/ Angli-Austri 1-0

Kombëtarja angleze e femrave e ka nisur Europianin 2022 me një fitore minimale ndaj Austrisë falë një goli të shënuar nga Beth Med në minutën e 16.

Në pjesën tjetër të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar me anglezet që luajtën më të qeta duke dominuar në pjesën më të madhe të sfidës.

Kështu, Anglia merr trepikëshin e parë duke kryesuar në grupin A në pritje të sfidës midis Norvegjisë dhe Irlandës së Veriut që do të luhet sot në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!