Vllaznia në Vjenë, klubi kërkon…menaxher

Vllaznia ka udhëtuar sot drejt Austrisë për të zhvilluar një stërvitje dyjavore. Sipas raportimit të klubit skuadra do të vendoset në një kamping në Pressbaum, 30 km larg Vienës.

Fituesi i Kupës së Shqipërisë do të luajë në turin e dytë të Conference League me Universitateta Krajovë.

Paralelisht klubi verior kërkon të avancojë edhe në strukturë. Sot ka nxjerrë këtë njoftim.

Njoftimi:

Mundësi punësimi pranë KF Vllaznia

Klubi i Futbollit Vllaznia në kuadër të riorganizimit dhe promovimit të aktiviteteve dhe produkteve sportive kërkon të punësojë menaxher marketingu qe do të mbulojë kryesisht këto detyra:

1) Promovimi i aktiviteteve dhe produkteve të klubit në terren si dhe nëpërmjet mediave sociale online

2) Mbajtja e kontakteve me partnerë dhe sponsora të klubit duke shkëmbyer informacion

3) Krijimin e fushatave të marketingut sipas aktiviteteve apo produkteve të caktuaraPozicioni i punës do të jetë me kohë të plotë si dhe Klubi do të ofrojë kushte shumë të mira pune dhe pagesë të kënaqshme Të gjithë kandidatet duhet të dëshmojn:

a) të kenë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të jenë të motivuar dhe të aftë të punojn në grup

b) të njohin shumë mirë gjuhen angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh)

c) të dijn të përdorin kompjuterin , programet online dhe mediat socialed) të kenë diplome universitare (preferohen degët marketing, gazetari)Janë të lutur të gjithe kandidatët e interesuar të dërgojnë brenda dates 15 Korrik 2022, në adresën [email protected] dokumentat si mëposhtë:

1) Kerkesë me shkrim ku të përshkruhen eksperienca të mëparshme dhe motivimi për të punuar në pozicionin e propozuar

2) CV personale

3) Diplome e shkolles se lartë

4) Deshmi të njohjes se gjuhës huaj

5) Dëshmi të njohjes se programeve të kompjuterit ose referenca të punëdhënësve të mëparshëm

6) Deshmi nga trainime dhe eksperienc të mëparshmeV

etëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!