Reali vihet në gjurmë të Son, Mesi bën 35…

Pas dështimit për të afruar Kilian Mbape apo Erling Haland, Real Madrid duket se i ka fokusuar idetë nga sulmuesi i Totenham, Heung-Min Son.

Sipas Daily Star, ende nuk është formuluar një ofertë konkrete, por klubi madrilen duket se është serioz për të mbërritur te koreano jugori.

Son, me bluzën e Spurs ka disa vite që qëndron në majë të sulmuesëve elitarë të Anglisë.

Ndërkaq Real Madrid është gati t’i ofrojë Paulo Dibala një kontratë nëse Marko Asensio largohet këtë verë.

Mesi 35 vjeç, PSG e uron në rrjete: Në ditën speciale të argjentinasit, klubi i ka kushtuar një video- mesazh urimi lojtarit të saj.

Kristiano Ronaldo sipas Record pritet të largohet nga Junajtid. Shkaku ka të bëjë me mungesën e mosaktivitetit (Man.Junajtid pa sinjale merkatoje) të transferimëve të klubit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!