Rivali i Laçit/ Iskra humb 7-1 në testin me Sarajevën

Rivali i Laçit në UEFA Conference League, Iskra Danilovgrad është shpartalluar sot në testin me Sarajevën 7-1.

Një miqësore pa histori për malazezët të cilët në 7 korrik do vizitojnë ‘Elbasan Arena’-n për tu përballur me bardhezinjtë e Shpëtim Duros.

Ndonëse Iskra ka larguar më shumë se gjysmën e skuadrës, afrimet e fundit si Rogoshiç, Muharemoviç, Markoviç apo nënshkrimi i sotmën me Zarko Popoviç, tregojnë se skuadra në periferi të Pogdoricës po punon për të riformatuar grupin.

Gjithësesi, sot ndaj boshnjakëve emërmadh të Sarajevës morën një humbje shkatërruese./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!