Shehu vlerëson rivalin: Mos na quani favoritë

Diferdanzhë eleminoi Laçin në 2013 (tre kartonë të kuq në të kthimit, Sefgjini, Ndreka, Vucaj) duke tregur se futbolli luksemburgas ka rritje. Sot një tjetër skuadër e shtetit të vogël, Dundelanzh, u shortua me Tiranën.

Tirana peshkoi Dudelanzh në turin e parë të Ligës së Kampionëve duke evituar skuadrat e forta. Të gjithë e kanë konsideruar si skuadrën më të lehtë në letër për bardheblutë. Por jo trajneri Orges Shehi i cili ka deklaruar:

“Mendoj që është një kundërshtar me cilësi të mira dhe me vjen keq që na konsiderojnë menjëherë favoritë absolutë apo e konsiderojnë si kundërshtarin më të dobët ndërkohë që ndeshjet luhen në fushë dhe verdiktet jepen në fushë.

Për Panorama Sport tekniku ka shtuar: “Nuk dua kurrsesi që të mendohet edhe nga skuadra apo të ketë një opinion të tillë edhe në radhët tona për kundërshtarin sepse dua të fokusohemi dhe të bëjmë gjërat siç duhet dhe jo të ndikohemi nga opinioni publik nëse është kundërshtar i lehtë apo i vështirë”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!