Duro: Iskra? Nuk ka rival të dobët

Edicionin e kaluar Laçi nën drejtimin e Shpëtim Duros, thehu për herë të parë rekordin e arritjeve në pjesëmarrjet në Kupat e Europës.

Në aspektin sportiv, bardhezinjtë kaluan Podgoricën në turin e parë, Universitatean e Krajovës në të dytin dhe u eleminuan në të tretin nga një emër i madh kontinental si Anderleht i Belgjikës.

Këtë sezon edhe pse kurbinasit kanë larguar shumë futbollistë cilësorë, sërish pritshmëritë nga nënkampionët e vendit janë të mëdha. Aq më tepër që në timon është rikthyer sërish një trajner potencial si Shpëtim Duro.

Për ‘Sportiim.al’ pas shortit të sotëm trajneri kryeqytetas u shpreh:

Profesor, shorti ju vendosi përballë Iskra Danilovgrad të Malit të Zi. I kënaqur?

“E mësova tani dhe për mua avantazhi është vetëm afërsia gjeografike. Ky është vështrimi sipërfaqësor ndërsa sa i përket skuadrës kundërshtare nga ana cilësëore nuk kam aspak njohuri.

Sidoqoftë do vlerësim maksimal. Një gjë duhet pranuar, çdo rival për skuadrat shqiptare paraqet vështirësi. Nuk ka rival të dobët për skuadrat tona.

Megjithatë pres ta analizoj kundërshtarin në detaje pasi në këto momente nuk kam informacionin e duhur.

Përgatitjet për Ligën e Konferencës?

“Sigurisht stërvitjet nuk i kemi filluar si sezonin e kaluar ku patëm rregull për shumë arsye. Bëmë një fazë përgatitore shumë të mirë në Maqedoni të Veriut. Me skuadër të plotë. Dhe kjo mendoj se ishte arsyeja e rezultateve pozitive në Conference League”.

Merkato?

“Deri tani kemi vetëm një afrim (Luka Cucin; red) për të cilin nuk kam njohuri si futbollist që ka ardhur por them se për momentin kemi vetëm largime”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!