Ekskluzive/ Najdenov: Fiton Laçi, te Iskra ikin e vijnë

Futbollisti ka luajtur me të dyja skuadrat. Maqedonasi nuk fshihet, sheh bardhzinjtë si favoritë për të kaluar

Bojan Najdenov i tha ‘Sportiim.al’ se skuadra e tij Iskra mbetet një ekip që kërkon të rritet. Një koincidencë e bukur për maqedonasin 30 vjeçar i cili në edicionin 2018-19 veshi fanellën e Laçit në Superiore. Një dëmtim bëri që fantazisti të shkëputet me mirëkuptim nga bardhezinjtë. Sot rivali i skuadrës së tij të re Iskra Danilovgrad.

Najdenov, si e pritet shortin te kampi juaj i Iskrës?

“Me qetësi absolute. Kemi zhvilluar një kampionat të mirë dhe dalja në Conference League është sukses.”

Ju keni luajtur me Laçin, si e shikon përballjen e dyfishtë?

“Mendoj se Laçi është favoriti i madh për të kaluar në turin tjetër. Iskra po bën shumë ndryshime. Futbollistë që vijnë e ikin. Unë mendoj se Laçi do kalojë pa problem. Ky është thjeshtë një mendim imi pasi jo vetëm kam lozur me Laçin por dhe e kam ndjekur progresin e tyre së fundi.”

Do jeni pjesë e skuadrës?

“Po të isha unë Laçi do ta kishte të vështirë (qesh). Me shumë mundësi nuk do jem më pjesë e skuadrës malazeze të Iskrës.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!