Pirlo në Turqi, merr ekipin nga Stambolli

Andrea Pirlo është gati të rikthehet në një pankinë. Ish tekniku i Juventusit, pas një viti pushim, ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Fatih-Karagumruk i cili milton në elitën turke të futbollit.

Kjo do të jetë aventura e dytë e 43 vjeçarit nga Flero si trajner pas vetëm një edicioni me Juventusin (2020/21).

Karagumruk skuadër nga Stambolli, u rikthye në divizionin më të lartë të ligës turke në vitin 2020, pas shumë sezoneve në ligat e ulta turke.

Mes marsit dhe dhjetorit 2021 klubi drejtohej nga Francesko Farioli dhe tani klubi është gati të rifillojë sezonin me një tjetër trajner italian.

Në skuadër janë dhe futbollistët të shumtë që kanë luajtur në Seria A si; Viviano, Biraski, Erkin, Borini e Karamoh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!