Ndeshje e çmendur, Daku e nis me dy gola

Te Kukësi, Mirlind Daku përgjatë sezonit 2019-20 nuk është se la shumë shenjë. Verilindorët nuk e mbajtën…

Më pas 24 vjeçari kaloi te Osijek (Kroaci) dhe më pas u huazua te Ballkani në Superilgën e Kosovës. Aty ku shklëqeu ndërsa shënoi 21 gola.

Rikthimi te Osijek e më pas kalimi te Mura në Slloveni. Edicionin e kaluar pati pak hapësira por i doli të shëoi 5 gola.

Ndërkaq dje sulmuesi shtatlartë u kthye faktor i rëndësishëm për skuadrën sllovene të Murës. Në duelin e javës së dytë në shtëpi nga Domzhale, Daku shënoi 2 gola në një sfidë të çmendur sportive.

Në të 17′ gjilanasi shënoi për 1-0 por më pas shifrat shkuan në 1-3 për skuadrën mike. Edhe pse Bobishanec për vendasit humbi një penallti.

Fraksioni i dytë evidentoi sërish ish sulmuesin e Kukësit ndërsa Mirlind Daku në të 61′ i dërgoi shifrat në 2-3. Përsësri Bobishanec humbet penalltinë e dytë për Murën. Por jo të tretën të cilën e realizon në të 71′.

Ndeshja spektakolare mbyllet me fitoren e Murës 4-3 teksa Petkoviç realizoi në të 90′. Daku shënoi një dopietë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!