‘Shkrihet’ mesfusha e Laçit, ikën dhe Shehu

Merr fund trioja e famshme e mesfushës së Laçit. Pas Regi Lushkjes dhe Ardit Deliut është radha e Juljan Shehut për ti dhënë fund impenjimit 3 vjeçar me bardhezinjtë nga Kurbini.

Sipas ‘Panorama Sport’, tiranasi 23 vjeçar do ti bashkohet Vidzev Lodz në kampionatin polak të futbollit.

Njëri nga futbollistët më të mirë në Superiore në rolin e “digës”, ka përfunduar kontratën me kurbinasit ndërsa drejt tiranasit prej kohësh kanë nisur të bien sirenat e kërkesave nga klube si Tirana e Partizani apo dhe ato të pistës europiane.

Në fund, duket se fati i Shehut sikundër Lushkja (Moldavi) dhe Deliu (Letoni ,ende i pazyrtarizuar; red) duket larg Shqipërisë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!