Guindo vijon te Laçi

Sulmuesi i Laçit Saliu Guindo ka vendosur të rinovojë kontratën me bardhezinjtë edhe për vitin e ardhshëm.

Lajmin e raporton SuperSport, i cili i referohet klubit kurbinas.

Sipas këtij burimi sulmuesi që u shpall golashënuesi më i mirë 2021-22 ka një kod etik me drejtuesit për ta lënë hapur largimin e 25 vjeçarit jashtë vendit. Gjithnjë nëse drejt tij dhe klubit do t’i vijë një ofertë e mirë nga jashtë.

Në epilogon e kampionatit, Laçi mbylli në vendin e dytë ndërsa në finalen e Kupës u mund 2-1 nga Vllaznia.

Pas pak ditësh kuadra do zbresë në fushë për seancat përgatitore të raundit të parë të Conference League. Shorti më 14 qershor. Aty ku kurbinasit janë në vazon e favoritëve pasi kanë koeficentin 6.000.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!