Ylber Sefa fiton Rrethin Çiklistik numër 79-të

12 skuadra në ‘rreth’, Shqipëria me tri skuadra. Triumf edhe për Mikel Demirin deri në 23 vjeç (fanella e kuqe).

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë edicioni i 79-të, u mbyll me etapen e fundit me itinerar Gjirokastër-Vlorë-Fier. Aty ku etapa e 5-të shpalli verdiket finale të kompeticionit i cili për herë të katërt bëhët pjesë e kalendarit të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI).

Në sheshin e improvizuar në qëndër të Fierit, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku i dha kupën fituesit Ylber Sefa.

Ndërkaq, Mikel Demiri mbrojti fanellën e kuqe si më i miri për moshat deri në 23 vjeç, por dhe fanellën e bardhë për në malore. Rezultati i tij i përgjithshëm vendi i tretë pas rumunit Raileanu.

Po kështu në renditjen ekipore, Shqipëria e drejtuar nga trajneri Luan Sallaku, u rendit e para. Në vend të dytë erdhi skuadra kroate e Meridiana Kamen Team ndërsa në vend të tretë holandezet e Global Cykling Team.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!