Gega fiton medalje të Artë

Luiza Gega hapi të premten sezonin veror me konkurrimin në “BoXX United Manchester World Athletics Continental Tour”.

Në këtë komepticion teksa Gega u shfaq në garën e saj të preferuar të 3000 metrave me pengesa ia doli të ndalë kronomentrin te 9:20.79. vendi i parë dhe një sekond larg rekordit kombëtar të saj.

Postimi i KOKSH:

“Luiza Gega shkëlqen në mitingun World Tour të zhvilluar në Mançester

Në 3000 metra me pengesa, atletja shqiptare fiton medaljen e artë, thyen rekordin e kohës së mitingut anglez dhe shënon kohën më të mirë europiane për vitin 2022 në këtë disiplinë.

Në garë, Gega krijoi një shkëputje shumë të madhe nga ndjekëset, duke e ndalur kronometrin në kohën 9:20.79, që është më pak se 1 sekondë larg rekordit kombëtar që mbahet nga atletja kuqezi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!