Vllaznia-Laçi të përzgjedhurit e finales…

Finalja Vllaznia- Laçi pritet të dhurojë emocione të forta sot në Arenën Kombëtare për Kupën e Shqipërisë (19:00).

Skuadrat nuk kanë mungesa dhe ajo që është konstatuar gjatë ditëve të fundit, të dy teknikët Josa e Duro kanë kontigjentin e plotë.

Mundësitë e lojtarëve të përzgjedhur:

Vllaznia:

Në portë Zogoviç, ndërsa në mbrojtje Gurishta nga e djathta, Adili dhe Bulatoviç në qendër, Hakaj në krahun e majtë.

Në mesin e fushës përpara mbrojtjes do të jetë Krymi në sfidën e fundit me Vllazninë, (largohet në Bjellorusi, ka firmosur për Shkatjor Soligorsk). ndërsa Jonuzi dhe Heriç para tij.

Ndërkohë, në sulm kuqeblutë do të luajnë me treshen Da Silva-Latifi-Aralica. Ky i fundit do të vendoset në majë të sulmit, ndërsa dy të parët do ta mbështesin nga krahët.

Laçi:

Dajsinani i padiskutueshëm në portë. Roganoviç në të djathtë, Malota e Velkoski në qendër dhe Ziko në të majtë.

Julian Shehu i alternuar me Serxhio Ujkën para mbrojtjes teksa Deliu plotëson mesfushën bardhezi. Në të majtë me detyra sulmues Mazrekaj, Akiniemi nga e djathta ndërsa në majë të sulmit, Guindo.

Si pritet të luajë Vllaznia:

Zogoviç; Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj; Krymi, Jonuzi, Heriç; Latifi, Da-Silva, Aralica: Tr: M. Josa

Si pritet të luajë Laçi:

Dajsinani; Roganoviç, Malota, Velkoski,Ziko; Shehu, Ujka, Deliu; Mazrekaj, Akiniemi, Guindo.Tr: Sh. Duro

Finalja e orës 19:00 në Air Albania, gjykohet nga Juxhin Xhaja./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!