Finalja i besohet ndërkombëtarit Xhaja

Juxhin Xhaja do të jetë arbirti i finales së Kupës së Shqipërisë Vllaznia- Laçi në program sot në ‘Air Albania’ me filim orën 19:00.

Ndërkombtari me stemën e FIFA-s, do të asistohet nga të tjerë gjyqtarë me këtë stemë. Do të jenë; Ilir Tartari dhe Dojando Myftari.

Në sistemin VAR janë përcaktuar Florian Lata dhe Nertil Bregasi.

Për 32 vjeçarin nga kryeqyteti kjo do të jetë një tjetër sfidë ku vetëm pas javësh do të gjejë Vllazninë. Më 13 prill Xhaja gjykoi Vllaznia- Partizani në gjysmëfinale të Kupës dhe vetëm pak ditë më pas (24) arbitëroi sërish Vllaznia- Partizani. Këtë herë në kampionat.

Ndeshja e fundit që ka gjykuar një ndeshje të bardhezinjëve përkon me 5 majin e kaluar teksa mbajti duelin Egnatia-Laçi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!