U rrëzua nga Ligue 1, Sent Etien e bën dramë

Tifozët vendas pushtojnë fushën, futbollistët shpëtojnë “kokën” në dhomat e xhveshjes. Okser promovohet në Ligue 1

Kur Birama Touré, i Okserit shënoi golin vendimtar nga pika e penalltisë, ndërsa sanksionoi promovimin e skuadrës Okser dhe rënien e Sent Etien, tifozët vendas u “tërbuan” duke pushtuar fushën, e shpërthyer fishekzjarre por dhe duke hedhur bomba tymuese drejt tunelit që të çon në dhomat e zhveshjes.

Të gjithë lojtarët për të evituar rreziqet ikën menjëherë. Skena të trishta që përfaqësojnë epilogun e një makthi që nisi në gusht dhe përfundoi sot, në mënyrën më të keqe të mundshme për klubin me histori në Francë.

Menjëherë klubi doli në një deklarata:

Pas bilbilit të trefishtë, mbërriti edhe njoftimi për shtyp i firmosur nga pronarët Bernard Caiazzo dhe Roland Romeyer, pas këtij rezultati sportiv mjaft negativ:

“Ne ndajmë dhimbjen dhe trishtimin e pamasë të të gjithë atyre që i duan të Gjelbrit, qofshin ata mbështetës apo partnerë. Ky dështim duhet pranuar. Si aksionarë kryesorë, ne marrim përgjegjësinë e plotë. Përtej këtij zhgënjimi të tmerrshëm, duam të falënderojmë menaxhmentin e klubit si dhe të gjithë punonjësit dhe vullnetarët, të cilët kanë punuar me kompetencë, këmbëngulje dhe përkushtim, në një situatë veçanërisht të vështirë. Me ta do të shkruhet e ardhmja e klubit”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!