Liverpul kërkon hetim për shtyrjen e finales
Klubi kërkon në deklaratë hetim për situatën para finales me Realin ndërsa nuk harron të kujtojë me një Twett viktimat e Hejselit (37 vite)
Një finale e humbur edhe pse e interpretuar mjaft mirë nga The Reds në Liverpul- Real 0-1, ka rritur dozat e mërzisë.
Liverpul në tentativë për të kapur titullin e 7-të u ndal kryeisht nga forma e jashtëzakonshm e portierit të Realit Tibo Kurtua por pas saj në analizën e shpejtë të kuqtë ndihen të keqardhur edhe nga ajo situatë me tifozët dhe shtyrjen e ndeshjes për afro 36 minuta.
Klubi ka dalë në një deklaratë:
“Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer Kjo është ndeshja më e madhe në futbollin europian dhe tifozët nuk duhet të përjetojnë skena si ato që kemi parë sonte (e shtunë). Kemi kërkuar zyrtarisht një hetim për të zbuluar shkaqet e këtyre problemeve të papranueshme”,-thuhet në dekleratën e Liverpulit