Reali mbret në Francë, fiton trofeun e 14-të

Finale e Champions League: Liverpul-Real Madrid 0-1 (Vinicius Jr 59′)

Real Madrid fiton titullin e 14-të të Ligës së Kampionëve. E jashtëzakonshme. Skuadra galaktike në Stade de France, mundi 0-1 Liverpulin e teknikut Jurgen Klop duke dëshmuar edhe njëherë se ky trofe është formësuar për t’i qëndruar ngjitur madrilenëve me uniformën e bardhë.

Ky takim, i cili nisi me 36 minuta vonesë për shkaqe organizimi, u vendos në të 59′-ën ndërsa Valverde hodhi një top diagonal nga krahu i djathtë për të gjetur te shtylla e dytë Vinicius Jr. Braziliani në kufinjtë e pozicionit jashtë loje e depoziton në rrjetë 0-1.

Nga ana tjetër Liverpul edhe pse e nisi më me vrull, nuk u ngjit në lartësi dhe një arsye më shumë te të cilët The Reds duhet të “ndalen” ishte paraqitja e shkelqyer e portierit belg të Realit, Tibo Kurtua. Trofeu i katërt i Ançelotit dhe i dyti me Realin. Rekord në vete. Madrilenët kampionë Europe 2021-22./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!