Ceferin: Benzema i pabesueshëm
Sot në ‘Stade de France’ me start orën 21:00 o të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpulit dhe Real Madridit.
Një supersfidë e cila paraprakisht ka pushtuar ‘globin’ dhe vetë UEFA-n organizatore e cila duket se po përmbyll me sukses edhe me trofeun e tretë të saj (pas Europa League, në Sevilje dhe Conference League në Tiranë).
Megjithatë vetë kreu i UEFA-s Aleksandër Ceferin ndonëse pak orë nga finalja ka dhënë një intervistë që shkon në favor të kandidatit kryesor për ‘Topin e Artë’ , sulmueit të Realit, Karim Benzema.
Gjatë një interviste për AFP, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, foli për Karim Benzema si vijon: “Ai është ndoshta qendërsulmuesi më i mirë në botë, por edhe lojtari më i nënvlerësuar në histori.
Ai ka qenë gjithmonë nën hijen e lojtarë të tjerë. Por tani e kuptojmë se është i pabesueshëm. Ndonjëherë nuk mendon se ai mund të shënojë, por ai gjithsesi e bën.”