Rodrigo galaktiku i ri, Reali në finale të Champions

Gjysmëfinale e CHL: Real- Mançester Siti 3-1 (2-1 në 90′)

Konstatohet para syve të afro 100 mijë të pranishmëve në ‘Santiago Bernabeu’ se Real Madrid mbetet klubi më i madh në planet. Mbrëmjen e sotme në versionin e fatit…

Në të kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, teksa pas 3-4 në të vajtjes, me Sitin ndërsa sot ishte duke humbur 0-1 një futbollist brazilian me emrin Rodrigo, shënon dy gola në të 90′-ën dhe 90+1 për të bërë ndoshta çmendurinë më të madhe të Champions League këto vite të fundit.

Vajtur në shtesë (5-5 rezultati i përgjithshëm) Los Blancos e kishin fatin në ballë. Ai që së bashku me Vinicius por dhe të tjerë kampionë te Reali sot nuk ishin në lartësi, fiton një penallti. Po flasim për Benzema me autorësinë e dyfishtë të shënimit të golit nga 11 metra (95′).

E gjitha ngjau në minutën e 5-të të shtesës së parë. Minutat në vijim një duel i fortë sulm i miqëve mbrojtje vendase. Një flamur shqiptar u valvit në fushë me një tifoz që bëri në një mënyrë krenarë…shqiptarët.

Finalja Real Madrid- Liverpul në 28 maj në Paris./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!