Zhires: Kemi bazën e ekipit, Kurtulush refuzoi

Në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombëve trajneri i Kosovës Alen Zhires ka përditësuar listen e futbollistëve ndërsa në konferencën e shtypit francezi është njohur me një risi negative.

Mbrojtësi Edvin Kurtulush ka refuzuar ftesën e teknikut Dardan dhe sipas menaxherit kosovar Bajram Shala ka thënë se; Kurtulush tashmë e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Kosovës duke zgjedhur Suedinë.

Kosova të premten ka nisur grumbullimin për sfidat me Qipron, Greqinë dhe Irlandën e Veriut (Ligën e Kombëve). Trajneri para mediave thotë:

Në këtë kohë që është e papërshtatshme të ftojmë lojtaret ti bashkohen Kosovës, situatë me të cilin përballen edhe vendet tjera. Është një periudhë kur përfundojnë kampionatet dhe në të njëjtën kohë është periudhë e pushimeve.

E kam krijuar këtë listë dhe kam ftuar lojtarët në baze të informacionet që e i kam mbledhur dhe aspektit sportiv. Po ashtu, do të kemi mungesën e Edvin Kurtulushit, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Suedinë. Me pjesën e lojtarëve tjerë do të përgatitemi për ndeshjet që na presin në Ligën e Kombeve.

Nuk mundemi t’i ndërrojmë lojtarët për çdo ndeshje. Ekziston një bazë e ekipit dhe do të mundohemi t’i përmbahem. Kemi mjaftueshëm lojtarë dhe nëse është nevoja do t’i thërrasim ata të listës rezervë”, tha ndër të tjera trajneri i Kosovës Zhires.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!