U shpall kampion me Sherif, Laçi fton Lushkjen në finale

I shënoi një supergol Partizanit dhe më pas Laçi e përcolli si hero Regi Lushkjen drejt skuadrës së re Sherif Tiraspol. Ngjau në 31 janar të këtij viti.

Më pas aventura me skuadrën moldave të mbushur me yje. Dy gola në një miqësore dhe një i tretë po gjatë një testi ishin sinjalet e para se blerja më e re ishte një ‘Sherif’ i duhur për ekipin i cili në grupet e Champions, arriti të mundë dhe gjigandët e Real Madrid.

Lushkja në kampionat nisi të marrë minuta për të shënuar dhe dy gola zyrtarë. Fundi i lumtur, Sherif Tiraspol kampion i Moldavisë.

Nisur këtu, kavajasi 25 vjeçar ngre lart trofeun e kampionit për herë të parë. Megjithatë duke parë ndalesën, klubi bardhezi pasi ka uruar ish fantazistin e tij teksa luajti për 6 sezone me kurbinasit, i ka bërë edhe një ftesë për finalen Laçi-Vllaznia në program në 31 maj.

Në fakt një medajle siç shkuarn Laçi në rrjete i takon vetë Lushkjes për protagonizmin absolut në Kupë dhe në kampioant./Sportiim.al/

Postimi:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!