Superiore/ Të shtunën të “gjithë” për Europën

Taulant Seferi (17) ,Saliu Guindo (17) dhe Redon Xhixha (14) në garë për golashënuesin e Superiores. Në 180 minuta…

Të shtunën të gjithë në fushë me start orën 17:00. Në program java e 35-të Abissnet Superiore në aktin e parë të zgjidhjes së një dileme. Atë të pozicionit të tretë në tabelë çka perkthehet në biletë zyrtare për në Conference League.

Tirana kampione ka nisur të mendojë për pak pushime dhe riorganizimin për takimet europiane. Po ashtu Laçi nënkampion por ndryshe nga bardheblutë, kurbinasit për të perfeksionuar idetë dhe formën përpara finales së Kupës me Vllazninë në 31 maj.

Dinamo dhe Skënderbeu një kategori më poshtë. Egnatia ka nisur ‘punën’ për të bërë gati takimin play out me Korabin ose Apoloninë.

Partizani, Kukësi Vllaznia dhe ndoshta dhe Teuta për verditet përfundimtare të dy skuadrave që do të shoqërojnë Tiranën dhe Laçin në Europë për sezonin 2022-23.

Kalendari i javës së 35:

17:00

Dinamo- Tirana (Kamëz)

Kukësi- Skënderbeu

Partizani Kastrioti

Teuta- Laçi

Vllaznia- Egnatia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!