Roganoviç/ I vëllai i Markos në orbitën e Superiores

Bojan Roganoviç lojtari i Çukariçki në kampionatin serb është një tjetër mbrojtës që po vëzhgohet nga skautë që punojnë për skuadra shqiptare.

Duket se shtysa vjen nga fakti që i vëllai i tij, Marko Roganoviç, zhvilloi një kampionat mjaft të mirë me Laçin. Që në sezonin e parë.

Lojtari 21 vjeçar (1.81m) nga OKF Titograd (Mal i Zi) kaloi korrikun e kaluar te skuadra e kryeqytetit serb duke u bërë shpejt pjesë kryesore e skuadrës e cila renditet e treta pas Zvezdes dhe Partizanit.

Po ka interes të shtuar ndaj Bojanit. Ai luan te Çukariçki në Beograd dhe është duke u shfaqur mjaft mirë. Ndoshta…”, tha babai i futbollistëve Roganoviç ndërsa ndoqi ndeshjen Laçi-Kastrioti./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!