Milani pranë titullit, Sasuolo s’ka bileta për…

Kapacitet i njëjtë me ‘Air Albania”, “Mapei Stadium” në Reggio-Emilia i papërgatitur për kërkesat e shumta të tifozerisë së Milanit.

Java e fundit në Seria A në program në 22 maj, pritet të jetë e gjitha spektakolare. Dhe meriten e kanë kryesisht dy skuadrat milaneze Milan dhe Inter që mbajtën gjallë rivalitetin për titullin kampion për sezonin 2021-22.

Skuadra e Milanit drejtuar nga një “interist’ si Stefano Pioli i mjafton barazimi në transfertën e sasuolos për të ngritur lart trofeun e kampionit. Të 19-tin në histori i cili do të përkonte me një triumf pas 11 vitesh.

Edhe Inter-Sampdoria sikundër dhe çiftet e tjera të javës së 38-të në një datë-orë.

Ndërkohë fenomeni i biletave prek tifozerinë kuqezi. Mediat italiane raportojnë se Reggio- Emilia pritet të jetë super e populluar. Në vështirësi dhe klubi pritës emilian. Sajti i klubit të Sasuolos është bllokuar nga klikimet për një biletë “Mapei Stadium” ka një kapacitet prej 21.525 ndënjësesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!