Kielini e mbyll në minutën e…18

Pas 17 viteve me bluzën e Juves mbrojtësi 37 vjeçar mbyll karrierën me bardhezinjtë.

Përfundon pas 18 minutash ndeshja për Xhorxhio Kielinin. Kapiteni bardhezi luajti ndeshjen e fundit në stadiumin me ngjyrat bardhezi teksa në fushë të imponuar për javën e 37-të; Juve- Lacio.

Më pas emocione e mallëngjim. Të gjithë në këmbë për lamtumirën e “Chi3llo” (shkruar edhe një banderolë në sektoin lindor të Allianz Stadium’).

Mbrojtësi, i përqafuar nga shokët e skuadrës dhe kundërshtarët, i lë vendin Matias De Ligt. Nga ana tjetër shiriti i kapitenit shkon në krahun e Paulo Dibala-s, tjetri bardhezi gati për tu përshëndetur. Më pas mbrojtësi bëri një xhiro në fushë duke përshëndetur tifozët në që duratokitën në këmbë.

Ndërkaq Juve- Lacio vijon të luhet. Pjesa e parë ka përfunduar 2-0 për vendasit e Alegrit.(rezultati final për tu përditësuar )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!