Kampionati drejt fundit, java e gjitha në një…orë

Erga Kenga

Me rregullin e ri të Departamentit të Garave pranë FSHF-së të gjitha ndeshjet e javës së 34, 35 dhe 36 do të zhvillohen në një ditë dhe orë. Kësisoji nga sot 5 duelet e Abissnet Superiore, do nisin më 17:15.

Në fakt disa nga verdiktet kryesore të kampionatit të 83-të kombëtar të futbollit janë zbardhur. Tirana kampione re e edicionit 2021-22, Laçi nënkampion dhe Skënderbeu i cili pas 13 edicioneve radhazi (skuadra e vetme shqiptare që luajti në grupet e Europa League) zbret në Kategori të Parë.

Për tu përcaktuar zona e europës ndërsa pas Tiranës dhe Laçit të cilat tashmë e kanë fituar zyrtarisht daljen në kontinent, në luftë për 2 biletat e tjera tri ekipe. Partizani, Vllaznia dhe Kukësi me llogari të hapur. Paçka se matematika mban edhe Teutën e Kastriotin.

Në fund të tabelës, Dinamo duket se pret çertefikimin zyrtar të rikthimit në të Parën. Vetë matematika në fije të perit.

Java e 34, 14 maj 2022:

17:15

Skënderbeu- Laçi

Kastrioti- Teuta (Kamëz)

Egnatia-Partizani

Tirana- Vllaznia

Kukësi- Dinamo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!