Plori para Tiranës: Lipsen nëntë pikë

E riktheu Vllazninë në ‘shina’ ndërsa kuqeblutë pasi mundën së fundi Kukësin janë pozicionuar në vendin e tretë. Elvis Plori për të cilin gjithnjë në epokën ‘Brdariç’ thuhej se bënte modulet fituese, kërkon dhe tri fitore për ta siguruar biletën europiane nga kampionati.

“Të luajmë si ndaj Kukësit‘ tha sot në konferencën e zakonshme për shtyp para se Vllaznia e tij të ndeshet nesër në kryeqytet me Tiranën.

Plori:

Ndeshja ndaj Tiranës – “Për ne është një sfidë me shumë interes, duke ditur edhe ngjeshjen e ekipeve dhe objektivat. Nuk kemi arritur asgjë deri tani. Jemi baraz me pike me Partizanin dhe tre pikë para Kukësit, ka edhe tre ndeshje. Duhet të jemi seriozë dhe të bëjmë në fushë më të mirën.”

Tirana – “Është skuadër që nuk ka shkuar kot 20 pikë para. Ka element që bëjnë dallimin, duhet vlerësuar në maksimum. Nuk duhet të nënvlerësojmë. Nuk kemi kohë për gabime dhe rikuperime, janë tre ndeshje për të marrë maksimumin. Na duhen 9 pikë për Europën.

Përqëndrimi – “Ne nuk duhet të merremi me Tiranën, të merremi me veten dhe të kemi angazhim në fushë si ndaj Kukësit. Duhet mos bëjmë një pjesë mirë dhe një keq, kemi bërë gabime. Të kemi mendjen te detyrat tona, jo çfarë bën Tirana. Të mendojmë për këtë duel, më pas për dy të tjerat.”

Formacioni – “Latifi është i gatshëm. Gjurgjeviç e ka të pamundur të kthehet edhe pas analizave të kryera.”

Kartoni i kuq për trajnerin e portierëve – “Me ardhjen time në stol është nxehur pak më shumë sesa duhet. Të qetësohet pak dhe mos transmetojë momente të tilla. Jemi Vllaznia, jemi Shkodra.”

Tifozët – “Tifozët janë të ndjeshëm, e kuptojnë kur ekipi luan.”

Çoba – “Ka pasur vëmendje gjatë gjithë kohës, ka 22 ndeshje të aktivizuar. Pretendohet të jetë e ardhmja e klubit. Është viti i dytë këtu, ka edhe gjashtë ndeshje në Kupë. E kemi diskutuar pjesën e lojtarëve të Akademisë. Janë Paloka, Qarri, Smajli etj. Edhe Gurishta, po të kthehemi te viti i parë në ekip ka pasur 4-5 ndeshje. Jemi të bindur se kemi fituar futbollistë.

Tri pikët – “I bindur nuk jam, 90 minuta do luhet futboll. Topi është i rrumbullakët. Duam një skuadër kërkuese me shumë entuziazëm në fushë. Ne na duhen tre fitore që mos merremi me ekipet e tjera. Do flasim vetëm për Vllazninë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!